Home Sporti Reja zbulon f...

Reja zbulon formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Uellsit!

10
0

Trajneri Edy Reja duket se ka pak dilema për formacionin që do të hedhë në fushë kundër Uellsit. Në konferencën për shtyp para duelit, strategu ka zbuluar një pjesë të 11-shes që do të aktivizohet nga minuta e parë.

“Pak a shumë e kam vendosur se si do të luajmë ndaj Uellsit. Kam pak dyshime për sulmin, pasi kam 4 lojtarë që janë në formë shumë të mirë dhe nuk kam vendosur akoma.

Në mesfushë do të jetë patjetër Abrashi, që mund të luajë me Baren e Çekiçin, që ka bërë shumë mirë në Turqi këtë sezon dhe mendoj se është momenti më i mirë për ta provuar.

Në mbrojtje do të jetë treshja klasike me Gjimshitin, Ismajlin e Kumbullën, ndërsa në krah po e mendoj sërish se cilët do të luajnë. Kemi dy ndeshje në pak ditë dhe besoj se do të kenë të gjithë mundësi të luajnë e të tregojnë veten”, deklaroi strategu italian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit