Home Sporti Rekord infekt...

Rekord infektimesh në Angli nga Covid-19, në rrezik gjysmëfinalet dhe finalja!

1
0

UEFA i ka dhënë Anglisë dritën jeshile në “Wembley”, për të organizuar finalet e Kampionatit Europian (dy gjysmëfinalet dhe finalen e madhe), por makthi i Covid-19 mund të trembë përsëri.

Në fakt, për shkak të variantit “Delta”, në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 11.625 raste të reja, me 27 viktima në 24 orët e fundit.

Nuk kishte pasur një numër kaq të lartë të infeksioneve që nga 19 shkurti (12.027) dhe 12 prilli për sa iu përket të vdekurve (30). Fushata britanike e vaksinimit po vazhdon me shpejtësi. Deri më sot, 43 milionë qytetarë kanë marrë të paktën dozën e parë, ndërsa 31 milionë qytetarë janë vaksinuar totalisht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit