Home Aktualitet Reshje dhe ul...

Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

36
0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin mot me reshje, por reshjet nuk do të jenë në sasi të konsiderueshme.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 04°C në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 07°C.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit