Home Aktualitet Rezoluta e pë...

Rezoluta e përbashkët me PS për Kosovën, reagon grupi i Berishës: Arritëm qëllimet që kishim

33
0

Grupi i PD-së së Sali Berishës, ka reaguar pas arritjes së dakordësisë me mazhorancën për një rezolutë të përbashkët në lidhje me Kosovën, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, demokratët e Rithemelimit shprehen se me këtë rezolutë, opozita realizoi çdo qëllim që kishte.

“Sigurisht, rezoluta e Kosovës nuk mund të miratohej tekstualisht sepse jemi dy vende të ndryshme. Opozita ngulmoi që shpallja e grupeve terroriste në veri të Kosovës të jetë një kërkesë unanime e institucioneve të Shqipërisë, jo vetëm qeverisë dhe Presidentit, çka përfshin edhe opozitën.

Një pikë e rëndësishme është edhe kërkesa për bashkëpunim të qeverisë së Kosovës me SHBA dhe BE. Opozita materializoi shqetësimet e saj kryesore në rezolutën e përbashkët dhe është e legjitimuar në qëndrimet e saj për çështjen e Kosovës”, shkruhet në reagim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit