Home Aktualitet Riaktivizohet...

Riaktivizohet zjarri në malin e Tomorrit

34
0

Riaktivizohet zjarri në malin e Tomorrit. Një vatër e re është shfaqur ditën e sotme. Temperatura e lartë dhe era kanë përhapur shkëndijat e vatrave të mëparshme dhe zjarri është ndezur sërish.

Zjarri ka vijuar në një zonë tjetër ku terreni i thyer shkëmbor dhe lartësia mbi 1.800 metër e bën të pamundur shuarjen e tij në rrugë tokësore. E vetmja mënyrë ndërhyrjeje është me helikopterë nga ajri.

Kujtojmë që zjarri i shfaqur dy javë më parë shkrumboi mbi 25 ha pyje, qindra sipërfaqe me shkure dhe dogji e shkatërroi fole zogjsh e kafshësh të egra.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit