Home Aktualitet Rruga e ekipi...

Rruga e ekipit kuqezi drejt Gjermanisë, tranjeri Silvinjo: Do bëjmë maksimumin

14
0

Ekipi kuqezi po kalon një periudhë të artë, ku e ndajnë vetëm 3 përballje nga kualifikimi drejt Evropianit të 2024. Trajneri Silvinjo ka kthyer harmoninë në skuadër. Në një intervistë për ”Euronews Albania”, ai ka rrëfyer rrugëtimin tek kuqezinjtë.

“Ne po e ndjekim Brojën nga afër, ai është shumë pranë për të qenë i gatshëm, por jo në 100% e tij. Në këtë mënyrë, nuk duam problem as me futbollistin as me klubin, nëse ai do të jetë i gatshëm, do ta ftojmë”,-tha trajneri Silvinjo.

Paçka mungesës së tij, grupi po kalon një formë të mirë, ndërsa kanë vlerësim maksimal nga tekniku. “Të them të vërtetën, të gjithë futbollistët janë shumë të mirë. Ata që më surprizuan më tepër, janë ata që luajtën për herë të parë ndaj Polonisë. Shpirti i garës dhe uria për fitore i ndihmon në të tilla nivele”,-u përgjigj Silvinjo.

Forma e mirë që po kalon Shqipëria, bën që Silvinjo të jetë në qendër të vëmendjes. Kudo që ai shkon, qytetarët e përshëndesin, por nuk ngurrojnë t’i japin mendime.

“Ndodh në gjithë botën të ketë përfshirje, është një sport shumë pasionant. Kudo që të shkosh, njerëzit flasin e japin mendime. Presidenti Duka nuk ka ndërhyrë asnjëherë, është profesionist”,-tha Silvinjo. Ai ka një mesazh për tifozët kuqezi, të cilët ishin më tepër se 23 mijë në përballjen ndaj Polonisë. “Që nga dita e parë kam thënë, nuk do të na mungojë shpirti, zemra dhe dëshira në fushë, ne do të bëjmë maksimumin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit