Home Aktualitet Rusët në Gram...

Rusët në Gramsh, agjencitë e huaja do hapin dosjen për ”turistët”

189
0

Tre ”turistët” e kapur në uzinën e armëve në Gramsh, kanë shkaktuar shqetësim jo vetëm brenda Shqipërisë. Hetimet për ta nuk do të punohen vetëm nga autoritetet në vend. Agjenci të huaja pritet të bëjnë verifikimet e tyre për Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe Fiodor Mihailoviç, në mënyrë që të hidhet më shumë dritë se çfarë ata përfaqësojnë.

Për Prokurorinë e Elbasanit e cila ka në dorë hetimet, ata nuk janë thjesht blogerë dhe hetimi po orientohet për të verifikuar çdo lidhje të mundshme me shërbimet sekrete të huaja.

Në aparatet e tyre telefonike janë gjetur foto të vendeve të tjera të ngjashme për nga rëndësia me Uzinën e Gramshit, ndërkohë të njëjtin aktivitet të rinjtë e kanë kryer në vendin tonë edhe një vit më parë, siç reklamonin në rrjetet e tyre sociale.

Prokuroria ka ngritur tre akuza, mes të cilave sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake, ndërkohë 3 shtetasit e huaj pritet të dalin në Gjykatën e Elbasanit për t’u përballur me pretendimet e drejtësisë shqiptare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit