Home Aktualitet Sa kushtojnë ...

Sa kushtojnë trajnerët? Paga e Silvinjos, më e ulëta mes trajnerëve të Euro2024

255
0
Albania's Brazilian head coach Sylvinho celebrates the qualification after the UEFA Euro 2024 Group E qualifying football match between Moldova and Albania in Chisinau on November 17, 2023. (Photo by Elena COVALENCO / AFP) (Photo by ELENA COVALENCO/AFP via Getty Images)

Është një garë që nuk të jep trofe.

Gjithsesi, pagat e trajnerëve të kombëtareve janë diçka që tregojnë forcën e Federatave dhe emrin e teknikëve, dhe në këtë listë Silvinjo nuk është shumë lart.

Trajneri i Shqipërisë, që do të drejtojë ekipin në Euro 2024, merr vetëm 750 000 euro në vit, pra jo në edicion, që zakonisht arrin në 18 muaj.

Në vendin e parë për njerëzit e stolit është siç pritet tekniku i shpikësve të futbollit, i Anglisë, Garet Sauthgejt.

Ai fiton plot 5.8 milionë euro në vit, vlerësim tepër i lartë, ndonëse ka deklaruar se do të largohet nëse “tre luanët” nuk e fitojnë Europianin.

Pas tij është trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, me 4.8 milionë euro në vit, i ndjekur nga Roberto Martinez i Portugalisë me 4 milionë, dhe tekniku i nënkampiones së botës, Francës, Didie Deshamp, që fiton 3.8 milionë euro në 12 muaj.

Nga rivalët e Shqipërisë në grupin e Europianit, më i paguari është Luçiano Spaleti.

Tekniku i Italisë merr në vit 3 milionë euro, aq sa Ronald Kuman i Holandës, një vlerësim për kampionin e vjetshëm të Serisë A me Napolin.

Zllatko Daliç i Kroacisë merr 1.5 milionë euro, një sakrificë ndoshta për Federatën Kroate, por i detyruar për njeriun me të cilin kombëtarja fitoi medalje argjendi dhe bronzi në dy Botërorët e fundit.

Luis de la Fuente i Spanjës është edhe më pak i paguar, me 1.25 milionë euro në vit, duke mos pasur përvojë dhe emër në stol.

Marrë nga “SportEconomy”, në SCAN TV

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit