Home Aktualitet Sejko: Në 202...

Sejko: Në 2022 vendosim tavanin për kredinë konsumatore. Ekonomia rritet me 5.3%

7
0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një konferencë me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen e politikes monetare. Qytetarët që nga nevoja marrin kredi me norma të larta interesi deri në abuzive, do të kenë mundësinë të mbrohen, dhe kjo përmes një vendimi të Bankës së Shqipërisë.

Sejko tha se brenda 2021 do të përmbyllet analiza dhe konsultimi me bankat dhe institucionet financiare jo-banka dhe në 2022 do të hyj në fuqi tavani për kredinë konsumatore. Ky tavan i kredisë konsumatore, tha Sejko do të rregullojë tregun.

“Banka ka shqyrtuar ankesat e qytetarëve për normat e larta të interesit nga institucionet jo banka. Për të rregulluar tregun BSH po përgatitet për të bëre një rregullim për të shmangur abuzimet. Puna analizuese do mbyllet brenda këtij viti dhe do hyj në fuqi në vitin që vjen”, tha Sejko.

Në lidhje me vendimmarrjen e politikes monetare, ai tha se gjatë 2021 pritet të ketë rritje të ekonomisë dhe për pasojë do të ketë kthim të inflacionit në objektiv në 2022. Sekjo tha se rritja ekonomike pritet të rritet me 5.3 %.

“Ekonomia pritet të rritet në këtë vit që do sjell rritje punësimi dhe të pagave, për pasojë do të kemi edhe kthim të inflacionit në objektiv në 2022. Norma mesatare e inflacionit ishte 1.9% në prill dhe maj dhe u ndikua nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe të naftës. Aktiviteti ekonomik është drejt rikuperimit në 2 tremujorët e parë të vitit. Ka rritje investimesh, shpenzimesh dhe zgjerim të eksportit. Rritja ekonomike për 2021 pritet të jetë 5.3% sipas vlerësimit të BSH”, tha Sejko.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit