Home Aktualitet Sekuestrimi i...

Sekuestrimi i pasurive të paligjshme, nis ngritja e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve

54
0

Këtë të hënë filloi puna për ngritjen dhe funksionimin e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Etilda Gjonaj, tha se kemi të bëjmë me një strukturë dedikuar gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që vijnë nga aktiviteti kriminal dhe që mund të bëhen pjesë e urdhrave për ngrirjen, sekuestrimin ose konfiskimin e pasurive.

Nën drejtimin e zv/ministres Pirdeni, sot u mblodh grupi i punës në përbërje të të cilit janë përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Vendimmarrja do të jetë pjesë e një diskutimi të hapur me aktorë të brendshëm dhe të jashtëm të fushës e aktorë të shoqërisë civile.

”Me ngritjen e kësaj Zyre të Rikuperimit të Aseteve do të përmbushet gjithashtu një prej detyrimeve që ka shteti shqiptar në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe forcimit të zbatimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”,-tha Gjonaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit