Shqiptarët kanë mutacion gjenetik të quajtur “MTHFR”, është shkak për sëmundjet e zemrës

Placeholder Image

Mjekja epidemiologe Alketa Marishta, flet për një mutacion gjenetik të quajtur “MTHFR” të cilin sipas saj e kanë shumica e shqiptarëve. Ky mutacion shpjegon dhe numrin e lartë të vdekjeve në vend nga sëmundjet e zemrës apo kanceri. Marishta pohoi në ”Opinion”, edhe se përgjithësisht shqiptarët kanë mungesë kolesteroli, acidin folik të ulët dhe një toksinë të quajtur “homocysteine” e cila shkakton bllokim të enëve të gjakut dhe zemrës.

-Çfarë kemi ne në ADN që se kanë popujt e tjerë, që bëhemi kaq lëmsh?

Alketa Marishta: Është një gjen që quhet MTHFR, s’ka nevojë ta mbani mend…

Swiss Digital Desktop Reklama

-MTHFR-në kemi gabim ne?

Swiss Digital Mobile Reklama

Alketa Marishta: Ky është një mutacion që e marim nga prindërit dhe një person mund të ketë variantin homozigotë, ose mund të ketë një. Çfarë bën kjo enzimë? Kjo katalizon shumë procese kimike në trup, dhe fillon metabolizmin e folateve. Çdo gjë që është jeshile, që e marrim dhe e hamë, kjo enzimë e kthen në një formë tjetër dhe pastaj kalon në procese të tjera dhe ul një proteinë që është toksinë në trup që quhet Homocysteine. Disa nuk e bëjnë analizën e gjakut që e tregon këtë. Ulja e homocysteine-s është më e rëndësishme se kolesteroli. Unë i kam parë shqiptarët që e kanë këtë gen, kanë vitaminën B12 të ulët, kanë acidin folik të ulët. Homocysteina i bllokon enët e gjakut, jep ishemi në tru dhe bllokim të zemrës, prandaj ne kemi rritje të vdekjeve nga zemra ose kanceri.

-Prit se më hutove tani, ka një mënyrë që mund të na bëhet më e mirë ADN-ja?

Alketa Marishta: Vitaminat më të mira që ulin homocysteine, s’ka ilaçe për ta ulur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?