Home Aktualitet Sherr me thik...

Sherr me thika mes bandave në Milano, plagosen 3 adoleshentë shqiptarë

95
0

Tre shqiptarë në Milano të Italisë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes me thika me një grup rival. Mësohet se konflikti ka qenë mes bandës shqiptare dhe asaj afrikano-veriore.

Mediat italiane shkruajnë se njëri prej të plagosurve shqiptar, 18 vjeçar, u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Niguardas.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës. Dy adoleshentët e tjerë shqiptaë me plagë në shpatull dhe sqetull janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga ana tjetër, autorët ia kanë mbathur nga vendi i ngjarjes dhe karabinierët janë vënë në ndjekje të tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit