Home Aktualitet Sherr në Kuve...

Sherr në Kuvendin e Serbisë, deputeti shqiptar kërkon heqjen e preambulës për Kosovën

8
0

Dhunë verbale plasi sot në Kuvendin e Serbisë, pasi u debatua për ndryshimet kushtetuese. Protagonistët kryesorë ishin deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, dhe kryeministrja Ana Brnabic.

Kamberi foli për një ndryshim tërësor të kushtetutës dhe përmendi si problematike, preambulën që përcakton Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Edhe pse shumë autorë e konsiderojnë pa efekt juridik, nuk është e detyrueshme, qoftë për shkak të natyrës së saj tepër formale nuk ka sanksione, qoftë sepse nuk konsiderohet normë juridike, sepse nuk parasheh rregula të sjelljes. Preambula e Kushtetutës gjithashtu paraqet pengesë për integrimin europian të Serbisë. Një preambulë e këtillë është pengesë serioze për normalizim të raporteve me Kosovën”, deklaroi Kamberi.

Kjo deklaratë irritoi kryeministren Brnabic që foli me një ton denigrues ndaj Kosovës, duke theksuar se është e pavarur po aq sa një lagje e Beogradit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit