Home Aktualitet SHISH: Pekini...

SHISH: Pekini dhe Moska sponsor të sulmeve kibernetike në Shqipëri

93
0

Dezinformimi përmes lajme të rreme në disa portale përfshi sulmet kibernetike, janë armët që po përdorin më së shumti vendet jo mike, që punojnë kundra interesave të Shqipërisë e NATO-S.

Në kushtet e anonimatit dy anëtar të këtij komisioni parlamentar i thanë Top Channel, se drejtori i SHISH ka përmendur në mënyrë specifike Rusinë dhe Kinën si të përfshira në operacione dizinformimi dhe sulme kibernetike.

Helidon Bendo, kreu Shërbimit Informativ Shtetëror, citohet të ketë shprehur shqetësimin edhe për disa organizata jo qeveritare të sponsorizuara nga shërbime sekrete jo mike me Shqipërinë.

”Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/operacione influence informative dhe psikologjike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit