Home Aktualitet Shkëlzen Vela...

Shkëlzen Velaj u vra para syve të nënës, ishte bamirësi i lagjes. Pistat ku po heton Policia

57
0

Vrasjet në Vlorë nuk po mbarojnë. Një ngjarje kapërcen tjetrën. Shkëlzen Velaj i frikësuar për jetën e tij, nxitoi të hynte në banesë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, por plumbat i morën jetën në vend, pak çaste para se nëna e tij të hapte derën.

42-vjeçari deri më tani nuk rezulton si person që ka pasur precedentë të mëparshëm penalë dhe fqinjët e tij e përshkruajnë si një njeri të qetë, madje shumë ndihmues ndaj komunitetit. Ata janë shprehur se i riu madje kishte paguar për shtrimin e rrugës së lagjes, duke përmendur dhe vepra të tjera për komunitetin.

Një nga pistat kryesore ku po heton Policia është ajo e larjeve të hesapeve për trafik lëndësh narkotike. Një tjetër ngjarje e 6-të viteve më parë mund të ketë sjellë ekzekutimin e të riut. Pas një sherri të nisur në një lokal në të njëjtën lagje, u qëllua për vdekje vëllai i tij, Ardi Velaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit