Home Aktualitet Shmanget trag...

Shmanget tragjedia në Shkodër! I mituri tenton të hidhet nga kati i 6-të, shpëtohet nga policia

23
0

Është shmangur një ngjarje e rëndë në Shkodër. Një 17-vjeçar ka tentuar që të hidhet nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në lagjen “Skënderbeg”, por është shpëtuar në kohë.

Policia ka ndërhyrë menjehërë për të shpëtuar të miturin me probleme shëndetësore, i cili më pas u dërgua në spital.

“Rreth orës 09:15, policia u njoftua se një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Skënderbeg”.

Menjëherë më pas, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje, si dhe u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, 17-vjeçari me probleme shëndetësore.”– njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit