A do rikthehen “Måneskin” në finalen e Eurovizionit?

Ata janë kampionët në fuqi të Eurovizionit dhe tani “Måneskin” do të ngjiten sërish në skenë si një akt interval për finalen e madhe të festivalit për vitin 2022.

Grupi Italian ka pasur një vit të mbushur plot që kur fituan Eurovizionin dhe zemrat e publikut.

Ata tashmë po performojnë anembanë globit me një bazë fansash gjithnjë në rritje por tani ata do të kthehen atje ku Europa u dashurua për herë të parë me ta. Me një agjendë kaq të ngjeshur kishte pasur spekulime nëse Måneskin do të kishte kohë të kthehej për një performanë në Eurovision. Megjithatë për kënaqësinë e fansave të Eurovizionit, transmetuesi italian RAI tani ka konfirmuar se ata me të vërtetë do të ngjiten në skenën e “PalaOlimpico” të shtunën më 14 maj.
Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio do të performojnë përsëri këngën e tyre fituese të Eurovizionit 2021 “Zitti e buoni”. Ata gjithashtu do të japin performancën premierë të këngës së tyre të re “Supermodel”, e cila do të publikohet të premten më 13 maj.

Laura Pausini dhe Mika përvec se prezantues, gjithashtu do të kenë momentin e tyre në interval. Laura, ndër këngëtaret italiane më të njohura në mbarë botën do të na çojë në një udhëtim nëpër muzikë, duke filluar nga paraqitja e saj e parë në Sanremo dhe duke përfunduar me këngën e saj të fundit “Scatola”. Ajo do të këndojë në pesë gjuhë. Mika ka ngacmuar më parë aktin e tij interval, duke theksuar “Do të performoj edhe unë dhe po mendoj për një performancë provokuese. Do të jetë një surprizë”.

SHKARKO APP