FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Albana Osmani rrëfen fiksimin e hershëm për Redon Makashin

Në emisionin “Top Show Magazine”, prezantuesja Albana Osmani surprizoi këngëtarin Redon Makashi duke rrëfyer në transmetim direkt se gjatë adoleshencës, ai kishte qenë “fiksimi” i saj.

Kjo surprizë u zbulua gjatë mbrëmjes së djeshme. Moderatorja tha se aq shumë e pëlqente Redonin, saqë ishte shndërruar në bjonde për të.

“Unë u bëra bjonde se mora vesh që i pëlqenin bjondet”, u shpreh duke qeshur prezantuesja.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për këtë çështje, Makashi u shpreh: “Ne si komb jemi brun dhe bjondet binin pak më në sy përpara. Tani zgjodha njerinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?