FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arjan Konomi tregon pse është shndërruar në fenomen Luiz Ejlli

Luizi Ejlli konsiderohet këtë vit si fenomeni i Big Brother Vip Albania. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas” analisti Arjan Konomi u shpreh se të gjithë gjërat bëjnë pak njëri tjetrin.

Ai shtoi se pa Big Brother, nuk do ishte Luizi, por shtoi se nëse nuk do ishte Luizi ndoshta do kishte qenë ndonjë personazh tjetër por jo me përmasat e famës që ka arritur ai.

“Është një pyetje pak kurth. Të gjitha gjërat bëjnë njëri-tjetrin. Ju nuk bënit një emision të suksesshëm, do ishin dy të tjerë. Ky kombinimi, nevoja me atë që kërkohet dhe ajo që afrohet është ndonjëherë çelësi i suksesit. Është Luizi që bën Big Brotherin, por është edhe Big Brotheri që bën Luizin”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër gazetarja Fjodora Fjora u shpreh se këtë vit ka qenë Luizi ai që e ka bërë Big Brotherin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?