As Kiara e as Olta, habit Arbër Hajdari: Televotimi mund të prishet, ja kush rrezikon

I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel ka qenë opinionisti i Big Brother VIP Arbër Hajdari i cili ka folur rreth banorëve të Big Brother.

I pyetur se çfarë mendon për deklaratën që ka bërë Luizi se nëse del Kiara ditën e shtunë, ai do bëjë gati valixhen dhe do dalë me të, Arbëri shprehet se Luizi i ndryshon shpesh herë deklaratat që bën brenda shtëpisë.

Arbër Hajdari: E prisja, e kam thënë edhe në program që e prisja. Deklarata e Luizit, Luizi është një njeri që i ka ndërruar deklaratat shumë shpesh deri më tani, mendoj që sërish do e ndërrojë deklaratën. Nuk jam dakort me deklaratat ekstreme për shkak se unë mendoj që Luizi duhet ta shikonte këtë nominim ndoshta si një shenjë për të parë se si e sheh publiku jashtë, raportin e Kiarës dhe Luizit.
Nga krahu tjetër Luizi është po i njëjti njeri i cili para dy javësh theksonte se gjëja më e rëndësishme për të ishte loja dhe madje duke ia thënë dhe duke ia përsëritur edhe Kiarës për të disatën herë që unë të dua shumë, por t’i nuk e fiton, por e fitoj unë. Unë mendoj që është kujtuar vonë për të bërë këtë fushatën që mendoj që edhe ajo e djeshma, deklarata e tij ishte më shumë fushatë, por nga krahu tjetër është një lloj imponimi për mbështetësit e tij të cilët i orienton për të votuar…

Swiss Digital Desktop Reklama

Blendi Salaj: Pra ai është duke i bërë një lloj presioni mbështetësve që i thotë nëse ju doni të më shikoni mua këtu brenda votoni Kiarën sepse unë ndryshe dal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Neada Muçaj: Pas spektaklit ai ka thënë se mund të sakrifikohet edhe Fotinia si një nga banoret që e do më shumë Kiarën dhe është më afër saj, prandaj mund të anulohet nominimi fare.

Arbër Hajdari: Tani ai është brilant për të nxjerrë histori nga hiçi. Strategjikisht brenda lojës ai krijon situata gjatë gjithë kohës.

Blendi Salaj: Çfarë lidhje ka Fotinia se nuk e kuptoj?

Arbër Hajdari: Ai ka hedhur një pretendim që mund të dalë vetë Fotinia që kështu mund të prishë televotimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?