FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Carla Bruni së shpejti me një album të ri

Carla Bruni ka njoftuar publikimin e diskut të saj të pestë, të titulluar “French Touch”, që do të dalë në 6 tetor.

Albumi që vjen pas katër vite heshtjeje, do të jetë një përmbledhje me këngë në gjuhën angleze, ndërsa atij i paraprin publikimi i këngës “Enjoy the Silence”, një version intim i suksesit të Depeche Mode i 1990.

Që në rininë e saj Carla Bruni ka kënduar këngë romantike, pop, të lidhura me persona, momente dhe vende, të cilat ish dama e parë e Francës thotë se ‘ishin dashuri me shikim të parë, ose siç thonë francezët coup de foudre’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bruni, e cila është edhe aktore, e ka nxjerrë albumin e saj të parë “Quelqu’un m’a dit (Someone Told Me) në 2002.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas atij disku ajo publikoi edhe 3 të tjerë, “No Promises” (2007), një album që përmbante këngë me tekste të poetëve të mëdhenj anglezë, “Comme si de rien n’était” (As If Nothing Happened) në 2008 dhe “Little French Songs” në 2013.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?