FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë i bën femrat të lumtura?

 

Lumturia është një ndjenjë që nuk arrihet shumë shpesh dhe zgjat për një kohë shumë të shkurtër.

Ndërkohë që te meshkujt mund të jetë një ndeshje futbolli apo një “mbledhje pije” me miqtë, te femrat është vetëm një gjë që i bën të lumtura: takimi me mikeshat.Sipas një studimi të kryer nga Kidspot, më shumë se 84 përqind e femrave kërkojnë mbështetjen e mikeshave dhe varen gjithmonë te këshillat e tyre për gjërat që bëjnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja dhe mikeshat janë ato që u sjellin më së shumti lumturi femrave në jetë për shkak të dashurisë, mbështetjes, ndjenjës së sigurisë dhe bashkësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht, imazhin e prishin shqetësimet për shkak të financave, mungesës së kohës dhe lidhjeve të këqija, por në parim mikeshat janë ato që sjellin dozën e nevojshme të arsyes.

Për të mos diskriminuar, duhet të theksohet që tri të katërtat e femrave lumturinë e gjen tek ushqimi, i cili nga njëra anë u ofron lumturi të madhe, por vetëm katër për qind më pak e tyre pranojnë që ushqimi njëkohësisht është edhe armiku më i madh sepse shkakton probleme me peshën.

Shifra ndoshta më e rëndësishme përbën dy të tretat, d.m.th. përqindjen e femrave që janë optimiste të përhershme dhe besojnë që mundi dhe puna këmbëngulëse do t’u shpaguhet në fund.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?