FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çiljeta befasohet në emision, së shpejti martohet?

Një çift të moshuarish janë martuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë emisioni të kësaj të mërkure në “Top Show Magazine”.

Siç e kërkon edhe tradita nusja duhet të hedhë tufën e luleve, e ajo që e kap do të bëhet nuse së shpejti.

Pas nuses 80 vjeçe, Vangjelica, janë rreshtuar Soni Malaj, Rozana Radi, Çiljeta Xhilaga, Mariza Ikonomi, Laura Nezha dhe Albana Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kur tufa e luleve është hedhur, duket se po përfundonte në duart e Mariza Ikonomit, por Çiljeta dhe Albana janë treguar më të shpejta duke e kapur tufën e luleve njëkohësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, duket se Albana nuk është ende gati për të veshur vellon e bardhë, duke ia lënë tufën e luleve Çiljetës.

Bukuroshja kishte konfirmuar lidhjen me Alban Hoxhën, portierin e njohur shqiptar.

Mirëpo nuk dihet nëse çifti kanë vendosur t’i japin fund beqarisë, por fati po flet për një martesë nëse i shikojmë traditat./Panorama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?