FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek pranojnë lidhjen për Shën Valentin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek prej kohësh kanë rrëmbyer vëmendjen e publikut me ngacmimet që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Ndonëse ende nuk kanë dalë publikisht me një deklaratë rreth raportit të tyre, dyshja vazhdojnë të përfliten nga fansat për një lidhje të mundshme.

Ishte pikërisht dita e Shën Valentinit, kur ata vendosën të ndajnë me fansat një fotografi shumë të veçantë që kanë realizuar së bashku ditëve të fundit. Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar gjatë xhirimeve të klipit më të fundit të Dafinës, “Merri krejt”.

Në këtë imazh, dyshja shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, teksa Dafina i ka duart rreth qafës së Geek dhe duket sikur do t’i japë atij një puthje. Dafina dhe Geek janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh, teksa vitin e kaluar bënë bujë me bashkëpunimin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?