FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Dashuri me shikim të parë, ajo kishte turp”, artisti tregon si u njoh me vajzën e Stefi Priftit

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Ditë e re”, ishte artisti Gëzim Meta, dhëndri i këngëtarit shumë të dashur për publikun, Stefi Priftit. Gëzimi dhe vajza e Stefit, Maria u martuan në shtator me një dasmë madhështore për të cilën folën gjithë mediat.

Gjatë intervistës, Gëzimi tregoi sesi është njohur me Marian dhe zbuloi se ka qenë dashuri me shikim të parë.

“Ishte dashuri me shikim të parë. Jemi njohur në një nga ish-studiot e mia, në një nga baret e Tiranës. Kam qenë duke hapur ish-studion time, dhe ajo po mendonte se po hapja lloto. Shih unë, shih ajo, unë shihja më shumë se ajo kishte turp. Kuptohemi mirë se jemi në një fushë, jemi artistë”, u shpreh Gëzim Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?