FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dua Lipa publikon albumin e parë

Pas shumë kohësh priteje albumi i parë i këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa më në fund është hedhur në treg. Albumi i titulluar “Dua Lipa” përshin disa nga hitet e saj më të mëdha të publikuara në YouTube si: “Be the One,” “Hotter Than Hell,” “Blow Your Mind (Mwah) dhe bashkëpunime të arrira me artistë si Miguel dhe Chris Martin.

Mediat e huaja paralajmërojnë se ky albumi do të jetë një prej më të sukseshmëve në këtë sezon veror.

“Unë shpresoj  që do t’iu pëlqejë po aq shumë. #DL1 tani iu përket juve. Faleminderit për durimin tuaj,”-ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2015, këngëtarja dhe njëkohësisht kompozitorja Dua Lipa ka filluar të punojë në studio për këtë album në Warner Bros. Records. Fillimisht ishte vendosur që do të publikohej në shtator të 2016 por është shtyrë disa herë për të përfshirë në të këngë të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Data e publikimit të albumit tim të parë është shtyrë pak për tu përshatur më këngë të reja dhe bashkëpunime të mëdha.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?