FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ed Sheeran zbulon detaje për albumin e tij të ri, ka shkruar një këngë në vit

Ed Sheeran ka zbuluar se ka punuar për albumin e tij të katërt prej gjashtë vitesh, duke filluar të shkruajë këngë pas debutimit të tij “Plus”.

Duke folur për “The Sun”, 26-vjeçari zbuloi se ka “6 apo 7” këngë për albumin e ri duke shkruar një këngë në vit që nga 2011.

Ai e pranon se është duke marrë një tjetër drejtim me këtë regjistrim, pasi ka shijuar suksesin e “Shape of You”, duke thënë se albumi i ri do të jetë “shumë, shumë akustik”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam punuar për të në të njëjtën kohë me Plus. Çdo vit kam shkruar një këngë që do jetë aty. Kështu që kam, 6 apo 7 momente. Nuk është domosdoshmërisht eksperimental por nuk mendoj se do të ketë këngë të nxehta në radio këtë herë. Është një regjistrim akustik, shumë akustik. Është brenda kësaj vale”, thotë Sheeran.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?