FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Harry dhe Meghan do të martohen në 19 maj

Princi Harry dhe e fejuara e tij Meghan Markle do të martohen në 19 maj në Kështjellën e Windsor.

Lajmërimi zyrtar u dha nga Kensington Palace. Detajet e ceremonisë , që do të mbahen në St George’s Chapel në Windsor – e njëjta në të cilën në 2008 u martua Peter Phillips, kushëriri i Harry dhe djali i princeshës Anna dhe në 2005 u bekua lidhja e Carlo dhe Camilla , ishin tashmë të gjitha të njohura.

Mungonte vetëm dita e saktë e martesës , që do të bëhet në 19 maj, që i takon e shtunë. Është parashikuar që familja mbretërore të paguajë të gjitha shpenzimet e dasmës, përfshirë lulet, muzikën dhe pritjen. Gjithashtu është konfirmuar që nusja e ardhshme, protestante, do të pagëzohet para martesës fetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meghan me origjinë afroamerikane hoqi dorë nga karriera. Ajo ka lënë pas një divorc, ndërsa ka një diferencë modeste në moshë me Harry: 36 vjeç kundër 33, me djalin e dytë të Carlo dhe Dianës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç nënvizon Sky News, kjo pranverë do të jetë e mbushur me momente të rëndësishme për mbretërinë. Përveç dasmës së Harry dhe Meghan është në ardhje edhe fëmija i tretë i William dhe Kate, lindja e të cilit pritet të jetë në prill.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?