FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jeta e re e Matteo Renzi

Matteo Renzi ndërsa bën pazar në shoqëri të gruas së tij Agnese në një supermarket në Pontassieve.

Është kjo skena e pazakontë për ish-kryeministrin italian, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë pas humbjes në referendum.

Renzi është fotografuar ndërsa shtynte karrocën me biskota, detergjentë, lëngje frutash, vezë dhe çokollatë dhe përdor si një ekspert “shtëpiak” lexuesin elektronik të kodeve për pagimin e faturës në kasë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo tregon se ish-kreu i qeverisë italiane ka nisur një “jetë” të re, larg zhurmës së kryeqytetit dhe politikës po ashtu. Renzi është parë ndërkohë këto ditë të bisedojë me profesorët e djalit të tij, Emanuele, i cili studion në shkollë të mesme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka treguar me fakte që fraza e cituar nga ai në asamblenë e PD-së (“Duhet të kthehemi mes njerëzve në teren”), nuk ishte vetëm një slogan.

renzi2 renzi3 renzi4 renzi5 renzi6 renzi7 renzi8

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?