FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kampionia e fitnesit tregon “sekretet” e Nora Istrefit dhe Dafina Zeqirit!

Kampionia e Fitnesit, Geta Beqa, e cila ishte e ftuar në “Top Show Magazine” në Top Channel ka treguar ‘tekat’ dhe ‘sekretet’ e linjave perfekte të VIP-ve. Ajo është trajnere personale e shumë personazheve të njohur, si Dhurata Dora Ledri Vula, Nora Istrefi Anita Haradinaj etj.

Geta ka folur për Nora Istrefin, Dafina Zeqiri, apo edhe për bashkëshorten e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinajn.‘Kur ka qenë shtatzënë Nora ka qenë shumë e disiplinuar dhe ka ardhur 9 muaj në palestër për t’u ushtruar. Ajo kishte frikën se nuk do të ruante linjat dhe sot ajo ka linja më të mira nga çfarë i kishte para shtatzënisë”- tregon ajo për Nora Istrefin.

Andërsa për bashkëshorten e kryeministit Anita Haradinaj ajo thotë se është shumë e fortë. “Është shumë e fuqishme, është shumë e fortë”, thotë Geta.
Ndërsa për Dafina Zeqirin, Getta shprehet se: “Dafina është shumë e forte dhe nuk dorëzohet. Ajo ka shumë vullnet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pavarësisht se ajo është një trajnere personale e shumë prej VIP-ave shqiptarë, synimi i saj është që të bëjë “pjesë të saj” edhe Rita Orën. “Ritën sa ta shtie në dorë, sepse kam për ta ndryshuar komplet”, shprehet ajo duke vënë në dukje se këngëtarja me origjinë shqiptare ka mundësi të bëhet edhe më e mirë nga sa është tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?