FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kendall Jenner me unazë diamanti

Ende është e paqartë nëse unaza me gurë diamanti në gishtin e martesës do të thotë diçka për Kendall Jenner dhe të dashurin e saj ASAP Rocky, nëse ky i fundit i ka propozuar apo është thjesht një aksesor. Modelja 21-vjeçare sigurisht i bëri të gjithë të flasin teksa është parë të ndiqte performancën e të dashurit të saj. Daily Mail shkruan se, nëse është vërtetë një unazë fejese, atëherë çifti paska ecur shumë shpejt. Detaje të reja kanë dalë për romancën e tyre 11 mujore. Ata janë parë së bashku në Beverly Hills korrikun e kaluar në ditët e para të lidhjes së tyre. Modelja, e cila në fakt ka një shtëpi të saj në zonën e famshme Sunset Strip të Los Angeles ka përdorur hotelin Z. C Hotel, për takimet e saj sekrete me reperin, në përpjekje për ta mbajtur të qetë lidhjen e tyre. Duke qenë se hoteli me pesë yje ndodhet në një nga zonat më luksoze të Los Angeles, ata kanë menduar se nuk do të bien në sy.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?