FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kështu e surprizoi bashkëshorti Argjentina Ramosaj-n për ditëlindje…

Këngëtarja bukuroshe me origjinë kosovare Argjentina Ramosaj festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 27-të. Dy vite më parë ajo e kurorëzoi dashurinë e saj në martesë ndërkohë që ishte shtatzënë me djalin e saj Noah.

Nuk kanë munguar urimet dhe surprizat nga njerëzit më të afërm, miqtë, familjarët gjithashtu edhe kolegët për këngëtaren. Por në veçanti nga të gjithë, ai që ja zbukuroi më së shumti ditën ishte surpriza e bashkëshortit të saj.
Ky i fundit i kishte përgatitur asaj një surprizë të këndshme. Gjatë kohës sa Argjentina po shijonte një gotë verë, ai afrohet dhe i dhuron asaj një tortë me qirinj.

E mahnitur nga ky gjest, Argjentina i dhuron burrit të saj një puthje të zjarrtë plot dashuri.
Në llogarinë e saj personale në Instagram, këngëtarja ka ndarë këtë moment të veçantë bashkë me të gjithë ndjekësit e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?