FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ku do ta kalojnë Shën Valentinin Princi Harry dhe Meghan Markle?

‘’Nuk ke nevojë për një person të dytë që të mund të festosh, pasi TI mund të jesh fare mirë ‘’Valentini’’ yt. Çohu nga shtrati dhe vish fustanin e preferuar, gatuaj darkën më të mirë të jetës tënde, bliji vetes disa lule dhe FESTO. Festo në emër të dashurisë më të madhe që ekziston, dashurisë për veten që na humbet nga sytë kur përqendrohemi tek ajo që nuk kemi.”.

Do të ishte ky urimi që do të ndante në blogun e saj ”The Tig” pjesëtarja më e re e familjes mbretërore britanike, Meghan Markle. Mirëpo në dy vite kanë ndryshuar shumë gjëra dhe ish-aktorja e ”Suits” po përjeton një ndër përrallat më të bukura të dashurisë me Princ Harryn. Zogjtë e dashuruar kanë vjedhur zemrat e miliona njerëzve, prandaj të gjithë ne duam të dimë sa më shumë për ata si për shembull ku do e kalojnë Shën Valentinin çifti i sapo fejuar. Sipas Harper’s Bazaar çifti do ta kalojë ditën e të dashuruave në kështjellën e Edinburgh-ut, në Skoci.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?