Ku do të mbahet Eurovision 2023? Kalush Orkestra: Në Ukrainën e lirë
Showbiz E Enjte, 2 Qershor 2022 19:40
Pasi shitën trofeun e Eurovisionit, grupi Kalush Orchestra vijon një tur ndërkombëtar në Europë, ku po mbledhin fonde për ushtrinë ukrainase. Por pasi Ukraina është fituese, pyetja se ku do të mbahet festivali vitin e ardhshëm, është e para që bëhet. Këngëtari Oleh Psiuk thotë se e ka të sigurt se do të zhvillohet në ”Ukrainën e rindërtuar, të lirë e të lumtur”,-tha për ”Euronews Albania”.