FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luke Wilson shpëton një grua të aksidentuar

Aktori Luke Wilson është quajtur “hero” pasi e ka ndihmuar një grua që të dalë nga vetura e saj pas një aksidenti të rëndë që ndodhi këtë javë në Pacific Palisades, Calif.

Sean Heirigs ka treguar se ai dhe Luke ishin në vendin e ngjarjes pas aksidentit.

“Në një moment, Wilson më tha: “Le ta nxjerrim nga vetura, po vjen erë tymi. Nuk e dimë nëse do të shpërthejë në flakë. Kështu që unë fillimisht u futa brenda veturës për ta qetësuar. Luke më pas depërtoi përmes pjesës së prapme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gruaja ishte në gjendje që ta ç’bllokonte veten, ndërsa Luke filloi ta tërheqë nga prapa dhe kështu ajo shpëtoi nga aty”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai ishte i qetë. Ishte përfundimisht një hero, një djalosh super i mirë”, shtoi Sean. “Kur përfunduan të gjitha, ne përqafuam njëri tjetrin”.

Luke ishte njëri ndër ngasësit që u përfshinë në mënyrë të tërthortë në aksident dhe nuk u lëndua. Një njeri vdiq, ndërsa golfisti Bill Haas përfundoi me disa lëndime të lehta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?