FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat rozë aluduan për një histori të re dashurie, shpërthen Stresi (Foto)

Mbrëmjen e mërkurës këngëtari i njohur Stresi publikoi në Instagram një video së bashku me një vajzë që kërcente në një klub nate. Dhe menjëherë pas kësaj mediat rozë shkruan se këngëtari pas ndarjes nga Keisi ka nisur një histori dashurie me një vajzë tjetër dhe i dhuronte puthje asaj.

Por kjo gjë ka irrituar në maksimum reperin shqiptar i cili ka reaguar me një status në Instastory. “Jeni shumë media fundërrina ju media rozë, ju q*** listën e dasmës, nuk guxon robi të dal nga shtëpia”,- shkruan ai duke postuar lajmin se ai ishte parë në klub me një vajzë tjetër.

Kujtojmë që ai dhe ish-bashkëshortja e tij, Keisi kohët e fundit kanë qenë pjesë e mediave rozë për shkak të ndarjes së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?