FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Morena Taraku premton ndihmë për të prekurit nga tërmeti

Personazhet e njohur në vend u janë gjendur pranë të gjitha familjeve të prekura nga tërmeti i fuqishëm që shkaktoi 50 viktima e shumë të plagosur.

Disa prej VIP-ave kanë ofruar ndihmë në vlerë monetare, të tjerë ushqime, një vend për strehim, apo veshje.

Edhe Morena Taraku është sensibilizuar me këtë ngjarje të rëndë dhe ka ofruar ndihmë veçanërisht për moshat e treta dhe të sëmurët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po mendoja për të moshuarit e të sëmurët… sepse e di sa e vështirë është të kesh dikënd të sëmurë në familje. Dhe doja të thosha: Të gjithë ata që janë të prekur nga tragjedia në Shqipëri dhe tani gjenden në Kosovë dhe kanë nevojë për barna dhe terapi që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe nuk kanë mundësi për t’i pasur ato le të më kontaktojnë mua në DM… Do jem këtu për t’ju ndihmuar me gjithë forcat e mia”, ka shkruar Morena në një postim në ‘Instagram’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?