FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndërron jetë nga koronavirusi aktori i njohur amerikan

Mark Blum, një ndër aktorët më të njohur të skenës në Nju Jork, gjithashtu pjesëmarrës me role në filma si “Desperately Seeking Susan” dhe serialin televiziv në Netflix “You”, ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Ai ishte 69 vjeç. Vdekja e tij u njoftua nga kompania “Off Broadway Playwrights Horizons”, ndërsa nuk vonoi shumë që SAG-AFTRA të konfirmonte lajmin.

“Ai ishte një aktor i mrekullueshëm dhe një njeri shumë i mirë dhe i sjellshëm”, ishte ky mesazhi i Rosanna Arquette në Twitter, me të cilën Blum bashkëpunoi në “Desperately Seeking Susan”. Disa nga shfaqjet e Bloom në Broadway përfshijnë: Gore Vidal’s The Best Man (2012), Lost In Yonkers (1991), The Assembled Parties (2013) etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?