FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një romancë e re për Drake?

Ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, ende mediat rozë flasin për një lidhje të mundshme të Taylor Swift me reperin Drake. Në një foto të postuar së fundmi, reperi është kujdesur të tregojë vetëm kurrizin e saj, ndërsa dallohet qartësisht që ajo është Swift. Sakaq, burime për E! Online bëjnë me dije se dy artistët, përveç raportit miqësor, janë duke punuar për një bashkëpunim që me shumë mundësi do të publikohet në fillim të vitit tjetër. Të dy u fotografuan më herët në festën e ditëlindjes së Drake, e prej asaj kohe u hodhën hipoteza të shumta për një romancë mes tyre. Nga ana tjetër, këngëtarja duket se e ka hedhur pas krahëve lidhjen e saj të fundit, ndërsa përflitej se ajo edhe mund të fejohej. Të gjitha këto mesa duket kanë qënë në kuadrin e thashethemeve, pasi Swift tashmë njihet për ndarjet e saj të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?