FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një yll botëror por dëshira në “sirtar” është një këngë shqip

Dua Lipa, këngëtarja më origjinë shqiptare, e cila po ecën më hapa gjigant në karrirën e saj, ishte e ftuar në “New York Times” për të performuar disa nga këngët për të gjithë ndjekësit.

Gazetari i revistës së njohur ka bërë një transmetim direkt në Facebook, ku kishte pyetje të shumta për 21-vjeçaren, ndër të cilat përsëritej shpesh kërkesa për të bërë një këngë shqip.

“Kam shumë dëshirë të këndoj në shqip. Jam emocionuar shumë kur kam kënduar në Kosovë, në vendin e prindërve të mi. Nuk e di nëse ndonjëherë do të bëj këngë në gjuhën shqipe, por do të doja shumë”, ka thënë ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?