”Notre Dame de Paris” në stadiumin ”Arena Kombëtare”

Një ndër historitë më mbresëlënëse të të gjithë kohërave vjen në Tiranë në një shfaqje të jashtëzakonshme. Nën muzikën e Riccardo Cocciante dhe spektaklin e Luc Plamondon, ‘’Notre Dame de Paris’’ është gati të mbajë peng për së paku 150 minuta zemrën e secilit të pranishëm në stadiumin Air Albania te dielën e 28 majit.

Drama e Kuazimodos dhe ciganes Esmeralda, bazuar në veprën e shkrimtarit Viktor Hygo prej 25 vitesh tashmë lë gojëhapur spektatorët në katër krahët e globit.

Notre-Dame de Paris është një shfaqje muzikore e cila e bëri debutimin e saj të parë më 16 shtator 1998 në Paris. Sipas Librit të Rekordeve Guinness, është shfaqja më e suksesshme ndonjëherë në vitin e parë të debutimit të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?