FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pas sulmit në Machester, fansat i luten Justin Bieber të anullojë turneun

Fansat e yllit të popit, Justin Bieber i janë lutur që të anullojë turneun e tij të ardhshëm në Britaninë e Madhe, pas sulmit që ndodhi në koncertin e Ariana Grande në Manchester.

Turneu i tij ‘Hyde Park’ pritet të fillojë në korrik, por shumë ndjekës kanë komentuar në rrjetin social të menaxherit të tij Scooter Braun që të anullohet.

“Ndaloni koncertin e Justin në Britani, ju lutem! Ne duam që ai të jetë i sigurt, ju lutem,” – shkruajti një fans në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braun është gjithashtu menaxher i Ariana Grande, por nuk ka patur asnjë reagim për këtë kërkesë të ndjekësve, dhe nuk dihet nëse turneu do të mbahet apo do të pezullohet për një periudhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?