FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Puna e çuditshme e Dua Lipës, para se të bëhesh e famshme

Sot një nga artistet më të preferuara të industrisë muzikore por edhe për Dua Lipën fillimet nuk kanë qenë aspak të lehta.

Artistja me origjinë shqiptare, ka treguar se para se të niste karrierën e saj muzikore ajo ka punuar si shoqëruese e klientëve në një restorant meksikan.

“Kam punuar si shoqëruese e klientëve në një restorant meksikan, edhe pse nuk më pëlqente aspak ky lloj ushqimi. Të gjithë ishin të dehur dhe më ngacmonin gjatë gjithë kohës”, shprehet Lipa e cila shton se i duhet të qëndronte deri në 2 të natës dhe të ngrihej përsëri në 8 të mëngjesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kështu që vendosa se nuk do bëja këtë punë gjatë gjithë jetës sime dhe të qëndroja sa më larg këtyre profesioneve. Vendosa të bëja atë që unë dëshiroja”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?