FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehet “Terminator”

Arnold Schwarzenegger ka konfirmuar se do të luajë rolin e Terminator, për serinë e 6-të të tij, teksa mbush 70 vjeç. Aktori dhe ish guvernatori i Kalifornisë tha se, së fundmi është takuar me producentin James Cameron për të diskutuar serinë e ardhshme. Duke folur në Festivalin e Filmit në Kanë, aktori tha: “Do të rikthehet. Po ecën para. Ai (Cameron) ka shumë ide të mira se si të vazhdojë me filmin. Unë do të jem në film”. Aktori me origjinë austriake mori famë në vitin 1984 në rolin e një vrasësi në filmin “I’ll be back”. Filmi i fundit i serisë Terminator, ka qenë Genisys i cili u publikua më 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?