FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tapet i kuq për hollivudianin John Travolta

Ylli i kinematografisë hollivudiane, John Travolta mbërriti dje në Arabinë Saudite për të zhvilluar vizitën tij të parë dyditore në mbretërinë konservatore, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.

Vizita e Travoltës përkon me hapjen kinemave në vend, për herë të parë pas disa dekadash, një vendim i shpallur nga autoritetet saudite rreth një muaj më parë.

Vendimi për të ofruar më shumë argëtime ndërkombëtare në vend është pjesë e planit të mbretërisë i quajtur ndryshe ”Plani i vizionit 2030” , i iniciuar nga princi ambicioz i kurorës, Mohammed, në një përpjekje për t’u hapur rrugë investimeve në vend dhe për të rritur ekonominë që varet nga lënda e naftës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta saudite online “Sabq” publikoi një foto që shfaqte aktorin e njohur amerikan, John Travolta, 63 vjeç, duke pirë një kafe tradicionale vendase pas mbërritjes në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot në mbrëmje, Travolta do të zhvillojë një intervistë të hapur me publikun, në kryeqytetin Riad mbi famën dhe jetën e tij artistike “, sipas një njoftimi të medias saudite.

Gjithashtu, ylli i kinematografisë hollivudiane do të vizitojë monumentet e qytetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?