FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vdes Carrie Fisher, princesha e paharrueshme e ”Star Wars”

Aktorja Carrie Fisher, e njohur veçanërisht për rolin e saj të princeshës Leia në filmat “Star Wars”, vdiq sot në Los Anxheles, njoftoi një burim familjar.

“Me trishtim të thellë, Billie Lourd konfirmon se nëna e tij, Carrie Fisher iku nga kjo jetë sot në mëngjes, në orën 08:55″, tha zëdhënësi Simon Halls, cituar nga revista ”People”.

“Atë e deshi e gjithë bota dhe për këtë do të na mungojë shumë”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fisher udhëtonte nga Londra në Los Anxheles kur pësoi një atak kardiak pak përpara uljes së avionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dielën, nëna e Fisherit, legjenda e Hollywoodit, Debbie Reynolds shkruajti në Facebook se vajza e saj ishte në gjendje të stabilizuar./ATA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?