Vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj i shpëtojnë dënimit me burg

Donald dhe Romeo Veshaj janë emra të përfolur në faqet rozë me historitë e tyre të dashurisë, por edhe për aktivitetin e tyre profesional e artistik. Gjykata e Lartë ka vendosur në 27 maj të mos pranojë rekursin e Prokurorisë së Vlorës, e cila kërkonte denimin e tyre me burg për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje të një shtetasi.

Rekursi është bërë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj, i cili kërkonte që dy vëllezërit të kryejnë dënimin në burg dhe jo tu pezullohet ashtu si ka vendosur gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Dy gjykatat shpallën fajtorë dy vëllezërit për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe i dënuan me 2 vite burg por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhëruan pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim. Pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë ky vendim ngelet në fuqi pasi Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e organit të akuzës.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 7 shkurt 2013 në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, si pasojë e një sherri të ndodhur mes disa personave është dëmtuar me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje, pas debatit që ai kishte patur me një ditë më parë me Romeo Veshajn.

Prokuroria dhe gjykata nuk kanë vijuar hetimin dhe gjykimin e të pandehurve, duke i dënuar me 2 vite burg, por dënimi është pezulluar. Marrë nga /Ora News/

SHKARKO APP