Mc Kresha në ”Spicy Show”, nga albumi i ri tek bashkëpunimi për të cilin është penduar: Kam refuzuar hite

Në episodin e tretë të ”Spicy Show” nga Toney, i ftuar ishte një nga emrat më të veçantë të skenës shqiptare, Mc Kresha. Gjatë intervistës, përveç sfidave që ka përballuar me shumë guxim, ai ndau edhe detaje interesante rreth projekteve të reja muzikore.

Reperi zbuloi se është duke punuar për një album të ri, i cili pritet të publikohet së shpejti dhe që do të ketë një titull me tingëllim në gjuhën franceze. Ky paralajmërim ka rritur menjëherë kuriozitetin e fansave, të cilët presin një tjetër projekt unik nga artisti, i njohur për stilin e tij të veçantë dhe tekstet e thella.

Mc Kresha ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen. I pyetur nga Toney se cili është një reper shqiptar që nuk e respekton si artist dhe për cilin bashkëpunim është penduar, ai është përgjigjur shkurt dhe prerë: ”Bashkëpunimi me Blero”. Edhe pse nuk dha detaje shtesë mbi arsyet e këtij qëndrimi, përgjigjja e tij është interpretuar si një shenjë pakënaqësie për projektin në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Toney: Cila është e vërteta e showbiz-it që publiku nuk e di?

Swiss Digital Mobile Reklama

Mc Kresha: Nuk është jeta si në televizion.

Toney: Mund të na japësh ndonjë detaj?

Mc Kresha: Njerëzit, kur shikojnë botën e artistit, mendojnë se ajo që shfaqet aty është e gjithë jeta. Por edhe artistët janë njerëz; ata shkojnë në shtëpi kur mbarojnë punën.

Toney: Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për muzikën, por që nuk ia ka vlejtur?

Mc Kresha: Që kam bërë kompromise me dikë që nuk ia ka vlejtur.

Toney: A duhet të legalizohet marihuana në Kosovë?

Mc Kresha: Për përdorim medicinal, po, dhe shteti do të merrte tatim.

Toney: A mendon se kjo do ta ndihmonte ekonominë e Kosovës?

Mc Kresha: Besoj se çdo gjë që tatohet e ndihmon ekonominë.

Toney: Një reper shqiptar që nuk e respekton si artist dhe një bashkëpunim për të cilin je penduar?

Mc Kresha: Bashkëpunimi me Bleron.

Toney: A ke refuzuar këngë që më pas u bënë hite?

Mc Kresha: Po.

/Redjon Shtylla-Koha Jonë/

Sa duroi Mc Kresha ndaj të djegstit? | OnimaTV

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?