Familja e njohur Kaçorri
Nga Edi Rama-
Kantina e verës “Arbëri” në Rrëshen është një sipërmarrje familjare e njohur për prodhimin e verërave cilësore nga varietete autoktone shqiptare.
Prej më shumë se 25 vitesh, familja Kaçorri kontribuon në sektorin e bujqësisë dhe përfaqëson verën shqiptare në tregje dhe evente ndërkombëtare.
E mbështetur nga AZHBR përmes Skemës Kombëtare , investimi ka përfshirë ndërtimin e agroturizmit, ambienteve të grumbullimit dhe ruajtjes së verës, si dhe krijimin e ambienteve të degustimit. Ndërsa përmes programit IPARD është financuar zgjerimi i vreshtave dhe investimi në mekanikë bujqësore, duke forcuar bazën e prodhimit.
E frymëzuar nga tradita e kullave të Mirditës, ku miku ka gjetur gjithmonë besë, bukë, kripë e zemër, në Agroturizmin “Arbëri” vizitorët gjejnë edhe “Bukë e Venë”.

KOHA JONË SONDAZH

