FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ylli i “Britain’s Got Talent” sulmohet me gurë

Këngëtarja britanike Susan Boyle është sulmuar fizikisht dhe është ofenduar në një stacion autobusi në qytetin skocez, West Lothian. Një grup prej të rinjsh kane hedhur në drejtim të saj letra që digjen, gurë dhe e kanë ofenduar atë me fjalë të rënda. Ata e kanë quajtur plakë dhe të shëmtuar, ndërkohë që e godisnin me gurë në fytyrë. Dëshmitarët kanë dëshmuar se në fakt ky grup të rinjsh kanë disa muaj që i ngacmojnë njerëzit në lagje. Polica është duke hetuar rastin, ndërsa ish-ylli i “Britain’s Got Talent” është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ajo ka shpëtuar pa lëndime serioze. Boyle vuan nga diabeti dhe sindroma Apserger, por sëmundja nuk e ka penguar që të bëhet yll në muzikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?